Futboll Premier League

Gabriel Jesus mohon rinovimin me Manchester City

Gabriel Jesus deklaroi se nuk di asgjë në lidhje me zërat që flasim për një kontratë të re me Manchester City. Sulmuesi nga Brazili, i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë, që pas mbërritjes në “Etihad Stadium” në janar 2017, është shumë pranë një marrëveshje të re me ekipin e Pep Guardiola, sipas asaj që shkruan shtypi britanik. 20-vjeçari, i cili ka shënuar 20 gola në 35 ndeshje me fanellën e City, ka edhe katër vite kontratë të mbetur nga marrëveshja aktuale.

“Nëse nuk luaj mirë, atëherë trajneri ka të drejtë të më zëvendësojë. Guardiola po bën një punë shumë të mirë, duke përdorur shumë lojtarë dhe secili pre tyre po e ndihmon ekipin e City të përmirësohet”

I pyetur në lidhje me rinovimin e mundshëm, Jesus tha: “Nuk nuk di asgjë. Askush nuk më ka folur për këtë temë. Drejtuesit e City nuk më kanë thënë asgjë dhe as menaxheri im. Nuk ka ndodhur asgjë e re dhe përqendrimi im është maksimal për të dhënë më të mirën në fushën e lojës për Manchester City.” Jesus ka luajtur shumë mirë në krah të Sergio Aguero, por gjithashtu i jep trajnerit Guardiola një alternativë të rëndësishme, kur një prej qendërsulmuesve do të pushojë.

Brazilian wonderkid Gabriel Jesus has played down talk of a new Manchester City contract

“Nëse një futbollist luan më mirë se unë në rolin tim, atëherë më duhet ta pranojë dhe të qëndrojë në stol. Nëse nuk luaj mirë, atëherë trajneri ka të drejtë të më zëvendësojë. Guardiola po bën një punë shumë të mirë, duke përdorur shumë lojtarë dhe secili pre tyre po e ndihmon ekipin e City të përmirësohet. Kjo është kryesorja,” – tha Jesus, aktualisht i dëmtuar.

Related posts

“GJELAT” I NDERON PAVARD/ Franca merr kreun e Grupit B, zgjohet edhe Holanda

F.autor

NISIN PËRGATITJET PËR JAVËN VENDIMTARE/ Kërkon maksimumin nga Tirana, Egbo këmbëngul për miqësore

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Mesfushori Kroos: Messi nuk e meritonte finalen e “The Best”, çfarë bëri?

Delo.autor

Leave a Comment