Bundesliga Futboll

Lamtumira prekëse për Dortmund/ Aubameyang: Kërkoj faljet për gabimet

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang, u ka kërkuar falje të gjithë tifozëve të Dortmundit.

Lojtari në mesazhin e tij lamtumirës potencoi se ka dashur largimin qysh verës.

Ai thotë se situatat e pakëndshme të bojkotimit të ndeshjeve ndodhën pa qëllim të keq, teksa kërkon falje te tifozët me arsyen se ai është një “djalosh i çmendur”.

Reprezentuesi i Gabonit ka falënderuar të gjithë për kohën e kaluar te Dortmundi.

Aubameyang u transferua te Arsenali për një shumë prej 55 milionë funtesh.

“Së pari kërkoj falje për të gjitha që kanë ndodhur muajin e fundit. Por, unë kam dashur të ndërroj skuadër qysh gjatë verës, por nuk funksionoi, megjithatë tash është realizuar”.

“Ndoshta nuk ishte rruga më e mirë që e kam vendosur, por të gjithë e dini se unë jam një djalosh i çmendur”.

“Unë kam bërë edhe ndonjë gabim, por kurrë me qëllim ët keq. Unë nuk do të harroj kurrë këto katër vite e gjysmë te Dortmundi, ku të gjithë më keni dhënë forcën që të arrij këtë nivel, në të cilin jam tani. Faleminderit të gjithë familjes BVB, tifozëve dhe klubit. Stafit dhe natyrisht bashkëlojtarëve të mi. I juaji Auba”, potencoi Aubameyang

Related posts

TREGOI AFTËSITË PREJ 75 MILIONË EUROSH/ Shihni çfarë bëri De Jong kundër Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT JOSA/ Sulmuesi Kuper pranë largimit nga Kukësi. Ja arsyeja…

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Super “asist” nga Ylber Ramadani, Qamili tund rrjetën në derbin e shqiptarëve në Danimarkë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment