Futboll Premier League

Gafa e turpshme e Van Dijk, shkon te dhoma e zhveshjes së ish-ekipit

Viril van Dijk ka bërë një gabim trashanik në prag të ndeshjes së Liverpool ndaj Southampton – duke hyrë në dhomën e zhveshjes së vendasve.

Holandezi iu ashkua të kuqve për një shifër 90 mln euro gjatë merkatos së janarit.

Van Dijk kishte muaj që kërkonte të largohej me çdo kusht nga Saints, dhe ishte i çliruar kur më në fund ia arriti përpara se merkato e janarit ishte hapur.

Por mesa duket ai është mësuar me jetën në jug të Anglisë sa që dukej shumë konfuz gjatë vizitës në St Mary-s për të parën herë si kundërshtar.

Kamerat e Sky Sports kanë ndjekur qendërmbrojtësin teksa po hynte në ish-stadiumin e tij dhe instinktivisht ka marrë rrugën drejt dhomës së zhveshjes së vendasve.

Nuk dihet nëse  ka bërë seriozisht apo është tallur me kameramanët apo ka shkuar për të përshëndetur ish-shokët e ekipit. Por mbase ka qenë një gabim.

Related posts

SHTANGEN “QYTETARËT”/ Portieri Ederson kapet në befasi nga 30 metra largësi (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR VAR/ Klubi i Malmos: Diskutimi i milimetrave nuk është për futbollin!

Delo.autor

110 vjet histori: Gëzuar ditëlindjen Inter

Q.Autor

Leave a Comment