Futboll Seria A

Gattuso: Cutrone duhet të fejohet dhe të bëjë dashuri!

Dashuri, dashuri, shumë dashuri. Konferenca për shtyp e Gennaro Gattuso para ndeshjes Milan-Sampdoria jeton edhe mes kësaj, batuta humori dhe seriozitet. “Unë mendoj se duhet të jeni të qetë me Cutrone. Nuk duhet të bëjmë krahasime ose të flasim për të si një futbollist i kombëtares. Duhet të punojë, të punojë, të punojë dhe më pas të pushojë, të pushojë, të pushojë. Uroj të gjejë një të fejuar të bukur dhe të qëndrojë në shtëpi gjatë kohës së lirë. Duhet të mendojë si të mbajë regjim dhe të bëj dashuri.”

Image result for cutrone

Thëniet serioze janë për Milan. Në 24 orët e fundit është folur për një ofertë të ardhur nga një klub i huaj për Gattuso, i cili nuk e fsheh por anulon çdo mundësi. “Për mua është vetëm Milan dhe nesër është Sampdoria. Problemi i fundit për drejtuesit duhet të jem unë. Falënderoj Mirabelli dhe Fassone që kanë besuar tek unë. Mund të më telefonojnë dhe të më ofrojnë çfarë të duan. Uroj të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur. Në të ardhmen mund të drejtoj edhe ekipin U-15 nëse ata duan.”

Në lidhje me ofertën e ardhur, Gattuso zbulon tratativat me Mirabelli: “Kur vendosa të tërhiqem nga futbolli, Galliani më telefononte në orën 1 të natës për të më bindur të futesha te stafi i Allegri ose të merrja të rinjtë. Të njëjtën gjë bëri edhe Mirabelli. Për 15 ditë mora 20 telefonata në ditë prej tij, pavarësisht se u takuam personalisht 7-8 herë. Ai e di mirë se unë do të qëndroj te Milan përgjithmonë nëse do të jetë në dorën time. Jam gati ta rinovoj kontratën për sezonin e ardhshëm edhe me 31 gusht.”

Related posts

ZYRTARE/ Fundi i një epoke, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madrid

Delo.autor

FITORJA NDAJ BENFICËS/ Kovac “INJORON” dopietat e Robben dhe Lewandowski, ngre në qiell tjetër futbollist

Isa.Autor

FIFA LAJMËRON NDRYSHIME TË MËDHA/ Kupë Bote me klube nga viti 2025. Çfarë do të ndodhë me Botërorin?

F.autor

Leave a Comment