Futboll Kategoria Superiore Sport

“NA BUZËQESHI FATI”/ Flet trajneri Daja pas fitores: Meritën e kanë lojtarët, më erdhi keq…

Skënderbeu mposhti Bylisin me rezultatin 2-3 në një përballje dramatike. Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për emisionin “Gol pas Goli” pas këtij takimi, duke deklaruar:

Ndryshimi i skemës – E kishim punuar gjatë gjithë javës. Mungesat e shumta ndikuan në ndryshimin e skemës. Menduam që të kalonin në një mbrojtje me 3. Nuk e kishim praktikuar ndonjëherë. Për herë të parë në formacion luante Vitija dhe Elezi. Sakrifikuan Krasniqi dhe Pëllumbi. Gjithë javës kemi punuar me këtë mënyrë loje.

Përmbysja e Bylisit- Sot nuk ishte shumë zgjedhja taktike, por dëshira për ta fituar. Përballë kishim po të njëjtin ekip që element kryesor ka motivimin maksimal. Kjo lojë ishte e luftuar, do dilte fitimtar ai që do shfrytëzonte rastet. Na buzëqeshi fati sepse edhe kërkuan. Meritën e kanë pasur lojtarët për fitoren e sotme.

Analiza e lojës – Ballshi shtyhet shumë parapara me 2 ekranet dhe krijon shumë boshlliqe midis linjës së mbrojtjes me linjën tjetër. Sot e kishim punuar për të shfrytëzuar topat mbas shpine me Bregun edhe Grepshin. Krasniqi nuk ishte i mundur për të këruar topat mbas shpine. Krasniqin e lamë 9 fallso. Na rezultoi pozitive.

Merzitja në momentin e përmbysjes- E rëndësishme është që fituam. Na duhej për moral dhe për të vazhduar përpara. Një humbje tjetër do na rëndonte shumë gjendjen psikologjike. Me erdhi keq te goli i dyti i pësuar. Nuk ishim të kujdesshëm për ta neutralizuar atë gol. Brenda lojës gjithmonë janë të 3-ja rezultatet. Jemi të kënaqur nga fitorja, pranojmë rezultatet që prodhon ekipi.

Related posts

Pritje madhështore për kampionët, Mançester Siti nderohet para tifozëve në shtëpi (VIDEO)

Sadik.Autor

NDESHJA SHKON NË SHTESË/ Braun nuk fal, Partizani barazon ndeshjen (VIDEO)

bora.autor

Turneun e ndërprerë nga Serbia, EHF-ja e mbyll në mënyrë josportive

Sadik.Autor

Leave a Comment