Futboll Seria A

Gattuso: Milan nuk është Brad Pitt

Gennaro Gattuso admiron Udinese-n dhe paralajmëron Milan të mbetet me këmbë në tokë.

Kjo është hera e parë që Massimo Oddo dhe Gattuso do të ndeshen si trajnerë.

“Jam ndarë shumë momente të bukura me Oddo. Ai është një njeri inteligjent dhe humorist për të cilin flet vetë historia e tij. I ka ngrënë edhe ai disa shuplaka në fytyre nga unë për lojërat që më bënte, pasi kishim ide shumë të ndryshme për mënyrën se si përgatitet një ndeshje,” rrëfen me të qeshur Gattuso në konferencën për shtyp.

“Na duhet një paraqitje e shkëlqyer nesër për të marrë një rezultat të mirë. Udinese është e fortë fizikisht, dhe gjithashtu del shumë shpejt në kundërsulm. Nuk duhet të bëjmë gabime, pasi për momentin vetëm Juventus dhe Napoli po kalon një formë më të mirë.

“Nuk doja blerje të reja në janar pasi mendoj se jemi mirë. Klubi më pyeti nëse më duhet një lojtar, por i thashë se jemi në rregull.

“I di idetë e mia dhe punën e madhe të stafit tim. I mbaj këmbët në tokë dhe mundohem të mos më influencojnë gjërat që thonë për mua. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi kemi një rrugë të gjatë përpara.

“Nuk duhet të harrojmë gjërat që thoshin njerëzit për ne vetëm gjashtë javë më parë. nuk jemi Brad Pitt tani, duhet të vazhdojmë të mbetemi aq të shëmtuar sa unë me mjekër, me rrathët e errët rreth syve të mi.”

Related posts

Formacionet zyrtare: Sevilla – United

Q.Autor

PËRBALLJA “EURO 2020” NDAJ KOSOVËS/ Flet Harry Kane: Do të jetë e vështirë…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ SHQIPËRISË/ Trajneri Rossi: Ne e dinim që kundërshtari ishte i fortë, dhe…

Delo.autor

Leave a Comment