Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Roma mund Cagliari-n, një hap larg Champions League (VIDEO)

Roma ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionatin italian dhe ka shkuar shumë afër kualifikimit në Champions League. Verdhekuqtë kanë mundur 1-0 në transfertë skuadrën e Cagliari-t dhe kanë përforcuar vendin e tretë në renditje, duke shkuar në 73 pikë.

Dy më shumë se Lazio e vendit të katërt, që ka barazuar në shtëpi 1-1 me Atalanta-n, dhe katër më shumë se Inter-i i vendit të pëstë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të të pjesës së parë, me turkun Under që ka shënuar golin e vetëm të takimit dhe që i ka dhuruar skuadrës së Di Francesco-s tri pikë shumë të rëndësishme.

Javën e ardhshme, verdhekuqtë do të presin në shtëpi Juventus-in kryesues, që është virtualisht kampione e Italisë. Për sa i takon Cagliari-t, kuqeblutë mbeten në vendin e 18-të të renditjes me 33 pikë, një larg mbijetesës.

https://twitter.com/zenithAdsport/status/993218591662182402

Related posts

BASKETBOLL/ Barcelona lëshon kreun, Real e Anadolu kryesojnë Euroleague

Delo.autor

Merkato e janarit/ Milan komunikatë zyrtare, dëshpërohen tifozët

Q.Autor

REUTERS E “KONFIRMON”: Ronaldo ka pranuar ofertë nga Juventusi…

Sadik.Autor

Leave a Comment