Fitorja 3-0 që Milan arriti në fushën e Ludogorets nuk “mashtron” trajnerin Gennaro Gattuso që në përgjithësi është i kënaqur, por: “nuk mund të flas një ndeshje perfekte. Mund të bënim më mirë në situata të caktuara, – tha trajneri i AC Milan për “Sky Sports” menjëherë pas ndeshjes.- Gjithsesi, në Europë ndeshjet janë të çuditshme. Mund të kënaqemi nga fakti që fitorja 3-0 na afron me kualifikimin, por është një rezultat mashtrues sepse nuk luajtëm edhe aq mirë. Tani do të kthejmë vëmendjen te kampionati me vetëdijen se djemtë po përmirësohen dhe japin gjithmonë maksimumin në fushë.”
“Shoh dëshirë dhe pjesëmarrje nga të gjithë lojtarët e mi. Eshtë e lehtë t’i stërvitësh dhe të propozosh diçka të re kur ka një përkushtim të tillë nga ana e atyre që zbresin në fushën e lojës, – tha Gattuso. – Eshtë e vërtetë që po luajmë shpesh me të njëjtët futbollistë, por duhet të kemi vazhdimësi. Gjithsesi, edhe ata që nuk po luajnë po stërviten mirë dhe janë të gatshëm të aktivizohen. Eshtë detyra ime të aktivizoj ekipin më të mirë. Përshembull Cutrone dhe Romagnoli ishin dy nga futbollistët më të mirë në Bullgari. Janë shumë të aftë në raport me moshën që kanë, por nuk e zbulova sot.”

