Champions League UEFA

Real Madrid “shkatërron” PSG, futbollistët dhe media kundër Emery

PSG i madh shkoi në Bernabeu. U duk se gjithçka ishte në favor të francezëve për t’i vënë vulën një sezoni të suksesshëm të parisienëve, e njëherësh për të rrëzuar përfundimisht “Los Blancos”. Por, në përfundim ndodhi e kundërta, fitorja i qeshi Real Madrid, që veçse u rikthye të gëzojë pas triumfit 3-1 ndaj PSG, me një këmbë në çerekfinalen e Champions League, ka ndezur krizën në dhomën e zhveshjes së parisienëve, që tashmë është në tymanjë. Trajneri Emery është vënë në qendër të kritikave, si nga futbollistët ashtu edhe nga media franceze. Cavani është i mërzitur për zëvendësimin e shpejtë, Di Maria dhe Thiago Silva të indinjuar për mosaktivizimin, me bashkëshortet e të dyve që kanë shpërthyer tërbimin e tyre në rrjetet sociale, ndërkohë që Rabiot i kundërvihet shokëve të skuadrës. Për të përkeqësuar situatën menduan trajneri dhe presidenti i ekipit që akuzuan për gjykim arbitrar në favor të Real Madrid, për të nxitur papëlqyeshmërinë e UEFA-s dhe mediave.

Rezultate imazhesh për emery real madrid

Në fund të këtij dueli të parë të dështuar nga francezët, trajneri Emery del i lagur në Bernabéu. Humbja e ka vënë atë nën dritën e proxhektorëve dhe akuzave gjithashtu. Ai ka pësuar në total 9 gola në dy vizitat e tij në Spanjë, respektivisht vitin e kaluar në Camp Nou dhe mbrëmjen e të mërkurës në Bernabéu, që i pozicionon parisienët shumë pranë një tjetër eliminimi. Disfata ndaj Real Madrid la shumë plagë të hapura në dhomën e zhveshjes së PSG. Zëvendësimi i Di Maria, një prej futbollistëve më në formë të momentit, që nuk luajti për asnjë minutë në Bernabeu, është një prej tyre. Bashkëshortja e ish-madrilenit është përgjegjësie për publikimin e këtij zhgënjimi. “Përpjekjet e tua+puna jote e tepruar+golat e tu+asistet e tu+momenti yt më i mirë . Por ato që nuk marrin vesh asgjë nga futbolli janë femra…”, shkroi Jorgelina Cardoso. Një viktimë e helmuar nga strategjia e trajnerit Emery, me të cilën u bashkua edhe bashkëshortja e mbrojtësit brazilian Thiago Silva, gjithashtu jashtë formacionit. Lista e të mërziturve u kompletua me Cavanin, që u zëvendësua nga tekniku Emery në minutën e 65’.

Rezultate imazhesh për emery real madrid

Në sulm ndaj trajnerit spanjoll të PSG janë hedhur edhe mediat franceze, sikurse L’Équipe, që ka akuzuar Emery për ndryshimet komplekse, të cilat çuan në dobësimin e skuadrës, aq sa për të humbur të gjithë forcën. Media gjigante franceze thekson edhe dilemën mbi mungesën e marrëdhënies teknike ndërmjet tridhëmbëshit me vlerë 500 million euro, dhe parashikon një ditë të zezë për teknikun spanjoll. Akuza që mbështeten edhe nga gjigantët e tjerë mediatikë francezë, si: ‘Le Parisien’ dhe ‘Le Figaro’.

Related posts

Befason belgu Nainggolan! ”E ardhmja në Angli? E urrej…”

Sadik.Autor

PSG-MANCHESTER CITY/ Si ishin “Parisienët” dhe “Qytetarët” përpara se sheikët të futeshin në futboll?

Delo.autor

James dhe Isco: Dueli vazhdon por si…

Sadik.Autor

Leave a Comment