Futboll

Gattuso optimist pas “pokerit”, Milan shënjestron zonën Champions (FOTO)

13 pikë në 5 ndeshjet e fundit, një renditje që bëhet gjithnjë e më shumë interesante për Milanin, që tani duket se ka dalë nga kriza dhe synon të arrijë objektivat që kishte në fillim të këtij sezoni. Që do të thotë një vend në Champions League. Kuqezinjtë fituan dje 4-0 ndaj Spal, një rezultat që tregon se Milan tani shënon më shumë dhe vuan më pak. “E dinim që Spal do të na krijonte probleme dhe deri sa shënuam golin e dytë loja ishte e hapur. Por me kalimin e minutave krijuam besim dhe e merituam fitoren. Gjithsesi, rezultati 4-0 nuk ishte i lehtë për t’u arritur”, u shpreh trajneri Gennaro Gattuso.

 

Kuqezinjte festojne fitoren ndaj Spal

Trajneri kuqezi deklaron se skuadra duhet të shohë përpara, për të mos ulur ritmin. “Që tani të mendojmë për sfidën e radhës, pasi ky rezultat nuk i ka zgjidhur problemet tona, por natyrisht që na motivon. Unë u kërkoj vazhdimisht djemve që të mos ndalin se besuari në aftësitë e tyre, pasi janë të aftë, të rinj dhe mund të përmirësohen më shumë”, deklaroi trajneri Gennaro Gattuso, që tani sheh se ka mundësi të shkojë më lart në renditje. “Gjithçka është e mundur edhe pse jo gjithçka varet nga ne. Nuk duhet të falim pikë dhe përfitojmë nga gabimet që mund të bëjnë rivalët tanë, por nëse luajmë mirë, mund t’ia dalim”, tha Gattuso.

 

Related posts

EURO U-21 2027 NË SHQIPËRI/ UEFA përmbyll inspektimin e katër stadiumeve që do presin turneun

F.autor

ZYRTARE/ Dalin rezultatet mjekësore, ja gjendja e Messit pas dëmtimit në fytyrë

Delo.autor

Finalja e madhe, Madrilenve u mohoet një gol ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

Leave a Comment