Futboll

Vardy vendos rekordin e radhës në Premier League pas golit ndaj City (FOTO)

Sulmuesi i Leicester, Jamie Vardy, me golin realizuar dje ndaj skuadrës së Manchester City, vendosi një rekord të ri në historinë e Premier League. Ai u bë futbollisti i parë që arrin të realizojë brenda një kompeticioni gol ndaj 6 skuadrave më të mira në renditjen e Premier League. Në minutën e 24-t, ai barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 në këtë përballje, që më pas u fitua 5-1 nga “qytetarët”. Për sulmuesin e Leicester, ky ishte goli i 13-të sezonal në Premier League, por i dha mundësi atij të shkruajë emrin si golashëneus ndaj skuadrave më të mira të kampionatit.

Fillimisht Vardy ka realizuar gol ndaj Arsenal, në ndeshjen e parë sezonale, më pas ka realizuar në të dyja sfidat përballë Liverpool, në një nga ndeshjet kundër Tottenham, në një nga dy përballjet që ka zhvilluar ndaj Chelsea dhe në një nga dy takimet e zhvilluara ndaj Manchester United. Mrekullia u kompletua dje, kur i realizoi edhe Manchester City, pra ka çuar topin në rrjetë ndaj 6 skuadrave më të mira këtë sezon në Premier League, duke u bërë lojtari i parë në histori që e bën këtë gjë brenda një sezon. 8 nga 13 golat e tij në kampionat i ka realizuar ndaj skuadrave më të mira.

 

Related posts

TITULLI SJELL MILIONAT TEK TIRANA/ Ja sa përfitojnë në total “bardheblutë” pas shpalljes kampionë të Shqipërisë

Delo.autor

ISH-FUTBOLLISTI LË NAM NË TRASMETIM LIVE/ Bëhet virale, kapet duke bërë gjestin e mastrubimit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Luka Modric pëlqen Serie A, lë të hapur mundësinë e transferimit në Itali

Delo.autor

Leave a Comment