Futboll

Gianluigi Buffon drejt altarit për herë të dytë, ja kur pritet të vendosë me Ilarian për dasmën e tyre

Gianluigi Buffon drejt altarit për herë të dytë. Portieri i Juventusit dhe ish- kombëtares italiane raportohet se do të martohet gjatë verës me Ilaria D’Amico. Çifti sipas revistën italiane ‘Chi’ ka pritur fundin e karrierës së futbollistit për të vendosur për dasmën e tyre.

Buffon ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli gjatë verës dhe për t’iu përkushtuar krejtësisht familjes së re që po krijon. Kujtojmë se disa muaj më parë edhe vetë lojtari ka thënë tërthorazi se do të kurorëzohet me bukuroshen e Italisë, me të cilën është në lidhje prej katër vjetësh.

40-vjeçari ka qenë i martuar me Alena Seredovan, me të cilën u divorcua gjatë vitit 2014. Buffon ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten çeke, Sederova, Louis Thomasin dhe David Leen.

 

Related posts

“KUSH FITON NDESHJEN SHKON NË CHAMPIONS”/ Trajneri Pioli: Besojmë se ndaj Juventusit do të thejmë tabunë e…

Delo.autor

Sidibe i përzgjedhuri i Atletico Madrid për të blinduar mbrojtjen

Sadik.Autor

Performanca e Neymar në Botëror, flet Van Basten: Nuk është një…

Isa.Autor

Leave a Comment