Futboll

FIFA vendos në verë/ Ja kujt shteti i kalon Botërori 2022 nëse i hiqet Katarit

Anglia mund të jetë kandidatura surprizë që mund të organizojë Kupën e Botës 2022, nëse FIFA do t’ia heqë të drejtën e organizimit Katarit. Hijet e skandalit të procesit të kandidimit për Botërorin e 2018-ës (në Rusi) dhe 2022 (në Katar), temperaturat ekstreme në të cilat do të luhet kompeticioni pas katër vitesh, por edhe presioni për trajtimin e punëtorëve si skllevër në procesin e ndërtimit të stadiumeve, ka sjellë thirrje të vazhdueshme për zhvendosjen e vendit të organizimit të turneut.

Sipas portalit të revistës gjermane “Focus”, e cila citon ministrin e Sporteve të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheik, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po konsiderohen si vendet alternative nëse do të ketë një vendim drastik. Ish-kreu i Komitetit të Etikës në FIFA, Majkëll Garsia, e nxiu raportin e tij për procesin e kandidaturës së Katarit. Në raport thuhet se FIFA do të marrë një vendim në fund të kësaj vere, por FIFA e ka përsëritur për të disatën herë se vendimi i organizimit të Botërorit në Katar është i panegociueshëm.

“Fatkeqësisht, ka një të shkuar të zezë. Ne duhet të mësojmë nga gabimet dhe të organizojmë një Botëror model në Rusi dhe pas 4 vitesh, të organizojmë Botërorin më të mirë që është parë ndonjëherë në Katar”, është shprehur presidenti Xhani Infantino.

 

Related posts

Përcaktohen vazot për shortin e eliminatoreve të Europianit, ja me cilat skuadra mund të jetë në grup Shqipëria

Isa.Autor

MUNGON YLLI BROJA/ Por një tjetër shqiptar shënon në miqësoren Arsenal-Chelsea (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona rrezikon të shndërrohet në Milan-in e ri!

Sadik.Autor

Leave a Comment