Futboll Premier League

Giroud tregon prapaskenat e largimit nga Arsenal

Olivier Giroud ka treguar arsyen përse vendosi të largohej pas pesë vite e gjysme nga Arsenal te Chelsea në janar. Sulmuesi francez u transferua në “Stamford Bridge” për 18 milionë paund tek blutë e Londrës. 31-vjeçari tregon se ka ushtruar presion te trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger që të arrinte marrëveshjen për të luajtur futboll të rregullt.

“Shkova të shikoja trajnerin dhe e pyeta se si ishte situata me Aubameyang-un. E vendosa atë në presion, ashtu si edhe agjenti im. Fola për disa ditë rresht. Është normale. Nuk doja që të humbja mundësinë për të shkuar te Chelsea, që ishte zgjedhja ime më e mirë. Trajneri menjëherë më tha mua që të mos shqetësohesha dhe se ai do të bënte më të mirën që të isha i lumtur. Nga njëra anë, ishte normale. Ai nuk do të më hapte probleme nisur nga relatat mes nesh”- ka thënë lojtari për France Footbal

Related posts

VIDEO/ Chelsea dyfishon rezultatin ndaj Newcastles, dopietë e Batshuayi

Q.Autor

KRIZA E MAN UNTIED/ 832 minuta pa gol, sulmuesi “lë në baltë” Mourinhon

Isa.Autor

GOLI SPEKTAKOLAR I KAMBERIT/ Sulmuesi shqiptar që po habit Gerrard tek Rangers (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment