Futboll Seria A Sport

INTER-MILAN/ Coppa Italia: Të dy skuadrat kërkojnë fitoren në këtë super ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, derbi i Madoninës, i vlefshme për Kupën e Italisë.  Interi dhe Milani kanë histori në Kupën e Italisë. Në fakt, janë dy nga katër formacionet lidere (së bashku me Bolonjën dhe Juventusin) për pjesëmarrje në kompeticion: 73. “Libri i artë” thotë që kuqezinjtë e kanë fituar 5 herë, ndërsa zikaltrit janë të tretët e të gjitha kohërave me 7 triumfe.

Megjithatë, për dy milanezet fitorja mungon prej shumë kohësh: Interi nga edicioni 2010-’11, ndërsa Milani nga akoma më shumë (2002-’03).

Do të jetë derbi numër 25 në Kupë. Në të kaluarën numërohen 7 fitore të zikaltërve, 10 të kuqezinjve dhe 7 barazime; me 22 gola të zikaltërve kundrejt 33 të kuqezinjve. Më në përgjithësi, do të jetë derbi numër 227 mes gjithë kompeticioneve: Interi drejton klasifikimin me 82 fitore kundër 77, ndërsa barazimet janë 67.

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Handanoviç; Shrinjar, De Vraj, Kolarov; Darmian, Vidal, Brozoviç, Barela, Perisiç; Lukaku, Sançez.

MILAN (4-2-3-1): Tatarushanu; Dalot, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Meite, Kesi, Selemekers, Brahim Diaz, Leao, Ibrahimoviç.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Ish-trajneri i Inter-it pritet të emërohet në krye të kampionëve të Francës

Delo.autor

Shqipëria U-17 nis grumbullimin për miqësoret ndaj Bosnjës, zbardhet lista

Sadik.Autor

AJAXI “SHTANG” JUVENTUSIN/ Mbrojtja e “Zonjës së Vjetër fut ujë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment