Futboll

Gjoka flet për ndeshjen me Luftëtarin dhe për sulmin ndaj tij: Jemi nën presion…

Vllaznia mori një pikë mjaft të rëndësishme në transfertën ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, falë barazimit pa gola.

“E kishim planifikuar lojën të këtillë, pasi e dinim mirë se çfarë kundërshtari kishim përballë. Luftëtari ka 3 nga sulmuesit më të mirë të Superiores dhe duhet të rrinim pas, për të mbyllur hapësirat e tyre. Gjithsesi, me rastet dhe ecurinë e lojës, mendoj se ky ishte rezultati më i drejtë. Me kalimin e minutave kuptova se edhe mund të fitonim, ndaj edhe freskova skuadrën, duke hedhur Kalajën dhe Ribajn në repartin e avancuar”, u shpreh Gjoka.

Fillimi i pjesës së dytë ishte mjaft i komplikuar për shkodranët, që u shthurën dhe rrezikuan të paktën 4-5 herë të pësonin gol.

“Në fillim të pjesës së dytë, jemi zakonisht me një marsh të ulët dhe sot rrezikuam shumë, por gradualisht erdhëm në rritje dhe e futëm lojën në binarët që donim. Pas minutës së 70’ mendoj se e kontrolluam lojën dhe mund të kishim shënuar”, tha trajneri i shkodranëve.

Ernest Gjoka u sulmua me thikë 72 orë më herët, në përfundim të seancës stërvitore me Vllazninë dhe kjo situatë shpërqendroi lojtarët.

“Sigurisht që ai veprim la pasoja edhe te skuadra, pasi ishte një traumë e madhe. Kanë qenë dy ditë shumë të vështira, sidomos për skuadrën, pasi ishte një ngjarje shumë e shëmtuar, ndoshta rast unikal në botë. Gjithsesi, ne kemi lojtarë profesionistë, që kanë aftësi të tejkalojnë këto situate dhe të japin më të mirën në fushë. Gjatë këtyre ditëve kam ndjerë pranë të gjithë grupin e lojtarëve, por edhe njerëz të sportit, të politikës dhe qytetarë shkodranë”, deklaroi trajneri Ernest Gjoka.

Gjoka refuzoi të japë detaje mbi incidentin e shëmtuar në Shkodër, pasi çështja është ende nën hetim, por tregoi se situate është e rënduar prej kohësh.

Prej 3 muajsh kemi qenë nën presion te Vllaznia, pasi kuptohet që të gjithë kanë dëshirë të luajnë. Ndoshta edhe trajnerët e huaj nuk i pranojnë dhe ky presion erdhi në rritje, derisa mbërritëm në këtë pikë. Është momenti që policia e shtetit të bëjë detyrën dhe të vërë situatën nën kontroll”, deklaroi Gjoka.

 

Related posts

50-VITE PRITJE/ Milwaukee Bucks shpallen kampion në NBA, Antetokonmpo dhuron show (VIDEO)

Delo.autor

E KËRKON GJITHË EUROPA/ Nëna e De Ligt zbulon klubin e ri të super “YLLIT” të Ajaxit (FOTO)

F.autor

E VËRTETA/ Ja pse stadiumi i Chievos kishte VENDE BOSH në debutimin e RONALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment