Futboll Seria A Sport

Napoli tërhiqet për Vrsaljkon, në garë Juvja dhe Interi

Një rival më pak për Interin dhe Juventusin në merkato për kartonin e Sime Vrsaljko të Atletico Madridit.

Napoli, që kishte shfaqur më parë interes për lojtarin, është tërhequr, pasi të kaltrit janë shumë pranë blerjes së Lainer nga Salzburgu.

Kështu gara për 26-vjeçarin është fokusuar vetëm te derbi i Italisë mes “Zonjës së Vjetër” dhe interit, që gjatë meraktos së verës do të bëjnë maksimumin për të arritur te kartoni i mbrojtësit kroat.

Aktualisht, Vrsaljko është i grumbulluar nga Kroacia për finalet e Botërorit dhe me shumë mundësi vendimin përfundimtar për destinacionin e tij të ri do ta marrë pas përfundimit të aventurës ruse.

Related posts

Perez merr vendimin përfundimtar, ky trajner i njohur do të zëvendësojë Zidane-n

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ “Demi” Lautaro refuzoi Real Madrid 4 vite më parë!

Delo.autor

PARALAJMËROHET RONALDO/ Do të vuash për të shënuar 40 gola në Itali

Isa.Autor

Leave a Comment