Futboll La Liga

Atletico Madrid, Simeone: Nuk ka luftë për titull, ne jemi larg

Trajneri i Atletico Madridit, Diegoi Simeone, ka hedhur poshtë fjalët për një luftë për titull pas fitores së skuadrës së tij të dielën mbrëma ndaj Valencias.

Los Rojiblancos kanë mbyllur hapësirën me Barcelonën në nëntë pikë pasi katalanasit ishin ndalur në një barazim 1-1 ndaj Espanyolit më herët gjatë ditës.

“Ne jemi larg prej asaj, jemi duke u rritur si ekip”.

“Unë do të largohem nga stadiumi duke menduar për lojtarët e mi dhe jo për ndonjë gjë tjetër”.

“Nuk ka luftë për titull”, theksoi Simeone.

Trajneri i Atleticos kritikoi performancën e gjyqtarëve në takimin ndaj Valencias.

Atletico mbetet me fokus të plotë në kampionat pas eleminimit nga Liga e Kampionëve.

Related posts

INZAGHI NË PANIK PËR SFIDËN E RADHËS/ Strakosha dëmtohet në stërvitje, ja sa rrezikon

Delo.autor

FLET PËR SFIDËN DHE TË ARDHMEN E TIJ/ Gattuso sqaron: Do të vazhdoj punën time, por klubi…

Delo.autor

Liverpool e mendon transferimin e yllit të Bundesligës në verë

Q.Autor

Leave a Comment