Futboll

Gruaja e Icardit e konfirmon: Dy klube të mëdha po më… (FOTO)

Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardi, Wanda Nara ka zbuluar disa nga gjigantët europianë që janë interesuar për të marrë shërbimet e bashkëshortit të saj.

Gjatë një interviste për të përditshmen “Corriere dello Sport”, bukuroshja ka theksuar se ajo do të kujdeset për të ardhmen e Icardit.

“Nuk e kam takuar drejtorin sportiv Ausilio, por ne flasim shumë në telefon. Ai e di se çfarë mendoj dhe e di pozicionin e tij dhe të klubit. Në dritaren e fundit të transferimit, disa ekipe të mëdha treguan vlerësimin e tyre për Mauro. Unë jam duke u kujdesur për të ardhmen e tij. Si fillim duhet të dëgjoj çdo ofertë dhe më pas të vlerësoj kushtet dhe situatën”, tha fillimisht ajo.

Gjatë merkatos së janarit Real Madrid dhe Manchester United ishin dy skuadrat që ishin të lidhura ngushtë për transferimin e Icardit.

“Në të kaluarën shumë klube të mëdha e donin Icardin, por ai gjithmonë ka zgjedhur Interin. Ai ka bërë shumë për këto ngjyra dhe kurrë nuk dyshon për këmishën që do të veshë në të ardhmen. Ai u zgjodh për të qenë kapiten i tyre në moshën 22-vjeçare dhe ndryshe nga ajo që është thënë, ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me shokët e tij të skuadrës. Ai kërkon më të mirën për Interin, ashtu si Ausilio, por unë dhe vetëm unë do të kujdesem për të ardhmen e Mauro-s. Prandaj, unë kam për të vlerësuar mundësitë e tij: Kushdo që dëshiron Icardi fillimisht duhet të trokasë në derën time”, përfundoi ajo.

 

Related posts

Skënderbeu pa titull kampion? CAS jep këtë përgjigje

Q.Autor

“Messi i ri” rrëfen makthin: Kisha kriza ankthi, nuk më ndihmoi njeri

Sadik.Autor

“BOMBERI HERO” ME DOPIETË/ Piatek përmbys Atalantën dhe mban ekipin në Champions

Delo.autor

Leave a Comment