Futboll Sport

NË AEROPORT DHE ME VALIXHE/ Messi: Nuk e di të ardhmen

E ardhmja e Lionel Mesit është ende në ajër. Ylli argjentinas përfundon kontratën e tij me Paris SG-në në mbyllje të sezonit dhe ende nuk ka një ide të qartë se çfarë do të bëhet me të.

Mundësia e një rikthimi te Barcelona vazhdon të tingëllojë fuqishëm në javët e fundit. Por Barcelona është vetëm një nga opsionet në tryezën e argjentinasit. E në pritje për të përcaktuar fatin e tij, Mesi është bërë imazhi i ri i “Horizon”, linjës së udhëtimit të “Louis Vuitton”. Duke shfrytëzuar këtë rast, ai ka lënë një deklaratë që konfirmon se argjentinasi nuk ka vendosur ende hapin e ardhshëm në karrierën e tij. Qëndrimi në Paris, rikthimi te Barcelona, joshja për “ëndrrën amerikane” apo joshja nga milionat e naftës nga Arabia Saudite janë të gjitha opsione të mundshme.

“Horizont për mua do të thotë të shikosh nga e ardhmja, ta lë veten të shkoj dhe të fluturoj me imagjinatën. Të mendoj për atë që mund të vijë, çfarë mund të ndodhë dhe imagjinoni pak nga gjithçka”, ka thënë Leo Mesi në nisjen e promovimit të valixhes së re “Horizon”, për të lënë më pas një fjali “të mrekullueshme” për të ardhmen e tij.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, çfarë do të mbajë e ardhmja ime, por, siç thashë në fillim, më pëlqen të imagjinoj, të mendoj për gjërat që mund të ndodhin, por vërtet nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime dhe cila është ajo. Do të ndodhë diçka, çfarëdo qoftë, do të ndodhë”, tha Mesi, në një deklaratë që u regjistrua disa muaj më parë në një seksion fotosh të realizuara nga Glen Luçford për firmën luksoze franceze. Në mes të informacioneve për rikthimin e tij të mundshëm te Barça, prezantimi i kësaj fushate të re promovuese për Mesin vetëm sa ushqen thashethemet për largimin e tij nga PSG-ja dhe iluzionin e tifozëve që ëndërrojnë ta shohin sërish si lojtar të Barçës./ Panoramasport

Related posts

NISIN POLEMIKAT TEK REAL MADRID/ Mariano Diaz refuzoi t’i jepte Hazard numrin 7, ja arsyeja

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ TIRANËS/ Magani: Mund ta kishim fituar ndeshjen. Objektivat? Organikën e kemi dhe mendoj se…

Delo.autor

E ARDHMJA E ALLEGRIT ENDE NË DILEMË/ Ja lista me kandidatët për trajnerin e ri tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment