Futboll Seria A

Gruaja e Marchisios e pakënaqur me situatën e mesfushorit te Juve

Gruaja Claudio Marchisios ka reaguar ndaj vendimeve të Massimiliano Allegrit për mosinkuadrimit e mesfushorit të Juventusit në ndeshjen kundër Torinos.

Futbollisti italian ka luajtur shumë pak këtë sezon, ndërsa përkundër lëndimit të Blaise Matuidit dhe gjendjes jo të mirë fizike të Sami Khediras, ai u la në bankën rezervë në Derby della Mole.

“Toleranca arrin vijën e respektit reciprok, por pasi ta kalojë atë, transformohet”, ka shkruar Roberta Sinopoli në rrjetet sociale.

Kjo thënie është huazuar nga shkrimtari Gianni Errera, mirëpo mediat italiane kanë raportuar se është referencë për gjendjen aktuale të burrit të saj te Juve.

Marchisio është nga Torino dhe tifozët e duan, ndërsa gjatë gjithë karrierës ka luajtur vetëm të Zonja e Vjetër (pos një huazimi te Empoli, 2007/2008).

 Së fundmi, ai ka pranuar se do t’i shqyrtojë ofertat e klubeve jashtë Italisë, në rast se do të detyrohet të largohet nga Juventusi.

Bianconerët e fituan derbin lokal me një gol të Alex Sandros të shënuar në minutën e 33-të. Ata vazhdojnë ta ndjekin Napolin me një pikë në garën për titullin e kampionit në Serie A.

Nga ana tjetër, do të kenë një ndeshje të vështirë në Londër kundër Tottenham Hotspur, pas barazimit (2-2) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Torino.

Related posts

MUNGON NË NDESHJEN ME BARCELONËN/ Salah jep mesazhin e madh për “Të Kuqtë” (FOTO)

Delo.autor

Igli Tare fiton çmimin “Scouting Leader”

Sadik.Autor

Rrëfehet Platini: “Pashë fytyrën e zezë të futbollit! UEFA, FIFA dhe VAR…”

Sadik.Autor

Leave a Comment