Champions League Futboll Sport

“NUK ARRIJ TA KUPTOJ SE KU E GJEN GUXIMIN ARBITRI/ Kostakurta e Capello njëzëri: Rasti i CR7, penallti gjithë jetën

Momenti i kontaktit të minutës së 94-rt mes mbrojtësit të Portos dhe Kristiano Ronaldos, është një penallti e mohuar për Juventusin, e pastër dhe askush tjetër nuk do ta mendonte ndryshe.

Për këtë ata që garantojnë janë ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alesandro Kostakurta, ashtu sikurse ish-trajneri kuqezi, por edhe i Juventusit, Fabio Kapelo.

“Duket qartë që mbrojtësi i Portos nuk e ndalon dot vrapimin e tij dhe me këmbë godet gjurin e Ronaldos. Për mua, ky episod është penallti gjithë jetën. Jam i sigurt për këtë dhe nuk ka dyshime”, tha Kostakurta nga salla e rrjetit “sky Sport”, ku bën analistin.

“Edhe për mua është penallti neto. Gjithë jetën siç thotë Alesandro. Nuk arrij të kuptoj, se ku e gjen guximin arbitri, por edhe VAR-i për të mos rishikuar këtë moment, pasi gabime si këto të kushtojnë një sezon të tërë, ndonëse Juvja bëri një ndeshje të shëmtuar”, deklaroi Kapelo.

Related posts

DUELI I TROFEVE/ ZANETTI-MALDINI, rikthehet DERBI i madh i KAPITENËVE

Isa.Autor

ZBULON NJË HISTORI INTERESANTE/ Ish-ylli i Interit kujton: I thamë Zanettit se nëse je kapiten i vërtetë duhet të…

Delo.autor

E BUJSHME/ Nuk është më iluzion, Levandovski lajmëron Bajernin për akordin me Barcelonën

F.autor

Leave a Comment