Futboll Premier League

Guardiola rikuperon për 14 ditë Sané, pritej të mungonte 6 javë

“Sané do të jetë gjashtë, ose shtatë javë. Kam qenë këtu për 18 muaj dhe futbolli anglez nuk është ashtu, është më shumë se kaq”. Me këto fjalë, Pep Guardiola ankohej për lëndimin, që pësoi gjermani në përplasjen e “Fa Cup”, në Cardiff, në ligamentet e kyçit të majtë të tij më 28 janar.

Dy javë më vonë, një muaj përpara orarit të parashikuar, Sané është kthyer në radhët e Manchester City. Ish-lojtari i Schalke është pjesë e ekspeditës së “qytetarëve” në Basel, në sfidën e Ligës së Kampioneve. “Jam i habitur që ai është i gatshëm, ka punuar shumë, është i ri, por nuk kam pritur që të jetë aq profesionist.

Sane nuk është në gjendje të përsosur, por ka fituar shumë kohë dhe dëshiron të na ndihmojë. Ai është me ne dhe ky përbën një lajm të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer”, – rrëfeu Guardiola në një konferencë shtypi.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Premier dhe shifrat e çmendura të shpenzuara për mbrojtësit, Maguire më i shtrejnti

Delo.autor

ATLETICO-REAL MADRID/ “Los Blancos” thellon avantazhin, shënon Bale

Delo.autor

“DUELI I TITANËVE”/ Diego Simeone: Cristiano Ronaldo është një kafshë

Delo.autor

Leave a Comment