Futboll Sport

Mbappe nën akuzë/ Mbrojtësi kamerunas: “Luani që kopjon bëhet majmun”

Ish-mbrojtësi i Tottenham, Benoit Assou-Ekotto, ka rindezur luftën personale me yllin e PSG-së Kylian Mbappe. 34-vjeçari, i cili sezonin e shkuar luajti për Metz në Ligue 1, e ka kritikuar ashpër pak kohë më parë francezin kampion bote, duke thënë se Mbappe nuk është aq i lidhur me Afrikën sa kërkon të duket.

Ashtu si Assou-Ekotto, Mbappe ka lindur në Francë, me prindër me origjinë nga Kameruni dhe Algjeria, por sulmuesi ka vendosur të përfaqësojë vendin e lindjes.

Megjithatë, Mbappe ka folur gjithnjë me respekt për rrënjët e familjes dhe ka deklaruar se dëshiron të japë kontributin e vet për rritjen e futbollit në Afrikë, në një takim me presidentin e Liberisë, George Ëeah, dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Reagimi i radhës nga Assou-Ekotto është therës: “Më vjen të qesh, kur shoh futbollistë europianë me origjinë afrikane, të cilët e kanë Afrikën në zemër dhe duan ta ndihmojnë sportin në Afrikë, në një kohë që vrapojnë për të luajtur për kombëtaret e Europës”, tha Assou-Ekotto.

“Është mirë për imazhin, kur ke një kauzë”, tha me ironi Assou-Ekotto, duke bërë që edhe Mbappe të reagonte me një postim në Twitter.

Assou-Ekotto u përgjigj me një citim të autorit francez Viktor Hygo: “Luani që kopjon bëhet majmun”.

 

“Po, e do shumë Afrikën, por nuk shkon kurrë atje. Si është kjo punë? Po, ti e do gruan tënde, por shkon me një tjetër? Është një lojë që e njoh, manipulim i pastër i opinionit publik dhe shumë fjalë, fjalë, fjalë…”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Valentino Rossi telefonon 102-vjeçaren që shërohet nga COVID-19: Do ju ftoj në një nga garat e mia

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Teuta. Rezultati 1-2

Delo.autor

Dëmtimi i Salah gjatë finales, ja diagnoza e egjiptianit

Sadik.Autor

Leave a Comment