Futboll Seria A

Guarin: Ju lutem, më ktheni në Milano!

“Inter është familja ime, më ktheni në shtëpi”. Kjo ka qenë kërkesa e bërë nga Fredy Guardin në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”: “Paratë nuk janë një problem. Do të pranoja edhe një të pestën e rrogës aktuale (fiton 10 milionë euro). Vitin e kaluar kam folur me Ausilio-n, por nuk ka qenë e mundur për shkak të kushteve ekonomike”, ka thënë kolumbiani, i cili është transferuar në Kinë, te Shanghai Shenhua, dy vite më parë.

Gjatë intervistës, ai ka folur edhe për luftën për titull në Serinë dhe për transferimin e mundshëm te Napoli disa vite më parë: “Kush do ta fitojë titullin? Juventus mbetet favorite, ka skuadrën më të mirë, por Napoli më pëlqen shumë. Më kërkuan në verën e 2014-ës, por është pjesë e së kaluarës”.

Related posts

HAZARD JEP ASIST FENOMENAL/ Shikoni “magjinë” e belgut njësoj si Iniesta (VIDEO)

F.autor

“BOMBA” NGA ANGLIA/ Si dështuan diskutimet mes Conte-s dhe Tottenham

Delo.autor

ËSHTË VETËM FILLIMI I MERKATOS/ Ja cilat janë 10 blerjet më të shtrenjta deri tani

Delo.autor

Leave a Comment