Futboll Seria A

Inter nevoja emergjente në mbrojtje, nuk heq dorë nga De Vrij

Skuadra e Interit ende nuk ka hequr dorë nga qendërmbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij

Qendërmbrojtësi holandez, Stefan de Vrij ka kontratë me Lazion deri në fund të këtij sezoni, por ka vendosur që ta vazhdojë atë, duke vendosur një klauzolë prej 25 milionë eurove, në mënyrë që të mos largohet si lojtar i lirë.

Kjo shumë nuk është shumë e lartë në ditët e sotme dhe Inter është gati ta paguajë, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Ai është i lirë të negociojë me skuadra dhe po e bënë këtë me disa prej tyre.

Përveç Interit, holandezin e duan edhe Arsenal, Chelsea, Juventus dhe Manchester United.

Related posts

U STËRVIT ME MESSIN/ Media spanjolle i thur elozhe Manajt: Situata e çuditshme te Barça…

F.autor

ZBULON PRAPASKENËN ME TRAJNERIN E BARCELONËS/ Suarez: Koeman më telefonoi për të më thënë se…

Delo.autor

MILAN NUK HEQ DORË/ “Kuqezinjtë” duan me çdo kusht lojtarin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment