Kategoria Superiore Shqipëri

Guerrilsat rikthehen në stadium, sa do të jetë numri i tifozëve?

Partizani-Kukësi do të jetë supersfida e javës së 21 në Superiore. Takim ky që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, prej orës 18:00. Kjo do të jetë një sfidë mjaft e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit për të dy skuadrat.

Rikthimi i tifo-grupit “Ultras Guerrils” u mendua se do të kthente atmosferën e zjarrtë në stadium, por duket se diçka  e tillë nuk do të jetë e kryer. Kushtet atmosferike nuk e favorizojnë aspak këtë gjë, pasi reshjet e shiut  ndikojnë edhe në pjesëmarrjen e tifozerisë në tribunat e “Selman Stërmasit”.

Eduasportin.com kontaktoi me agjencinë e shitjes së biletave për të pyetur në lidhje me numrin e biletave të shitura. Në fakt, agjencia bën të ditur se nuk janë shitur shumë bileta, madje numri i tyre nuk kap as shifrën prej 1000. Ata pritet të shiten para hyrjes në stadium.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Ekipi i Memës prish gjithçka vetë. Imami humb penalltinë

Delo.autor

SHOQËRIMI I ROMEROS NË POLICI/ Ja prapaskenat me mesfushorin e Partizanit

Delo.autor

“KARTONI I KUQ NUK ISHTE”/ Lerda i revoltuar pas barazimit: S’na lanë të luanim me 11 lojtarë…

Delo.autor

Leave a Comment