Kategoria Superiore Shqipëri

Tifozët e Partizanit: Ju kërkojmë që ta lini stadiumin të boshatisur!

Vazhdon përplasja mes tifozëve të kuq, të përfaqësuar nga “Ultras Guerrils” dhe klubit të tyre, si dhe policisë, për shkak se u kërkohet kartë identiteti për të hyrë në stadium. Kjo gjë konsiderohet e papranueshme për këtë tifo-grup të madh, i cili bën thirrje për refuzim dhe lënie të stadiumit ku luan Partizani bosh: “Duam vëmendjen tuaj për pak çaste! Të të gjithë juve, që keni qenë prezentë në mjerimin e ndeshjeve të fundit, të gjithë atyre që, kur e ndjekin ndeshjen, veç frymëmarrjes së vet dhe zhurmë së topit nuk dëgjojnë asgjë tjetër! Të gjithë ju, që jeni në gjendje të bëni diferencën e stadiumit dhe të teatrit. Ju mundeni, ata vip-sat nuk munden, përndryshe nuk shpjegohet pasiviteti (i qëllimtë) që po e kthen stadiumin në një teatër të heshtur! Ju që keni vënë të paktën një herë si “cover” një koreo tonën, një “pyroshow” apo një performancë nga shkallët, që ju ka bërë krenarë që jeni pjesë e familjes së kuqe! Ti që je antar, ti që nuk je, ti që mezi vjen në stadium; ju tifozët e tribunes, që jeni të gatshëm t’i përgjigjeni thirrjes sonë, sa herë ua kërkojmë.

“Ultras Guerrils” janë në luftë ndaj represionit të policisë, atë që bën gjoja sikur vë rregull, por në fakt çrregullon me prepotencë tifozërinë tonë! Kërkesa e tyre për kartën e identitetit është e qëllimtë, e porositur nga lart dhe e aplikuar brutalisht nga ata që dhunojnë hapur të drejtat e individit, të tifozit dhe ta përdorin për presion këtë kërkesë. Ne nuk jemi jashtë stadiumit për kokëfortësi. Vlerat tona nuk mund t’i nëpërkëmbin kollarexhinjtë dhe ata nën uniformë. Ndaj, në respekt të këtyre vlerave, në respekt të familjes sonë, të asaj që ju përfaqësoni për ne dhe të asaj që ju jeni për ne, gjaku ynë i kuq, ju kërkojmë që ta lini stadiumin të boshatisur! Ashtu siç policia e do, ashtu siç porositësit e duan, duke filluar nga ndeshja me Laçin. Derisa rregulli absurd, që ndodh vetëm në qytetin tone, të hiqet. Me shpresën që t’i vënë gishtin kokës dhe shkallët mjerane të rikthehen e të buçasin ashtu siç dimë ne; jo identifikimit, jo paragjykimit!”

Related posts

I PËRGJIGJET LEGJENDËS BONIEK/ Bogdani: Zibi ka frikë nga “Kuqezinjtë”, ndaj përmend Lewandowski-n

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Lajm i keq për Orges Shehin, titullari i Tiranës i padisponueshëm

Delo.autor

PAQE NË VLORË/ Mbyllet pa gola sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit

Isa.Autor

Leave a Comment