Futboll International

Hakmarrja duke festuar ndaj ish-skuadrës: Nga Ronaldo te Bernardeschi (FOTO)

Ka qenë gjithnjë debat që nuk ka një zgjidhje: si duhet të sillet një futbollist që kthehet në qytetin ku ka luajtur apo ka lindur dhe luan përballë ish-skuadrës së tij?

Mbi të gjitha, si duhet të sillet në rast se ai shënon gol kundër ish-shokëve apo ish-tifozëve të tij? Në kohët moderne, ku gjithçka shihet me detajin më të vogël, shumë emra të mëdhenj futbollistësh kanë qenë në qendër të vëmendjes për mënyrat e festimit pas shënimit.

Një natë më parë futbollisti i Juventusit Bernardeschi është ekzaltuar pas shënimit të golit, gjë që ka shkaktuar një reaksion të madh në media. Futbollisti është shprehur se i ka në zemër dhe i respekton tifozët, por ai është një profesionist dhe mbron të tjera ngjyra. Me shumë gjasa reagimi tij ka qenë ndaj klubit, që nuk tregoi aspak interes për të në kohën që ishte pjesë e skuadrës ‘violë’.

Më parë në shenjestër në tali ka përfunduar shoku i tij i skuadrës, Gonzalo Higuain, kur kaloi nga Napoli te Juve. Kjo është një histori që përsëritet çdo javë në Spanjë, Gjermani e Angli me emra futbollistësh si Ronaldo, Luis Figo, Ibrahimovic, Lewandowski, Van Persie, Icardi etj.

Related posts

AKORDI JUVENTUS – DARMIAN/ Marotta futet në mes dhe “hakmerret” ndaj “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Në Gjermani del në shitje paketimi i salçiçeve “7-1” në kujtim të fitores ndaj Brazilit

Sadik.Autor

KASTRIOTI-TEUTA/ Pas një krosimi nga Emiliano Vila, sulmuesi Vila mposht portierin Hidi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment