Futboll Premier League

Hazard analizon situatën e Chelsea: Është e vështirë për të fituar çdo vit…

Eden Hazard pranon ndryshimet te Chelsea në verën e vitit 2017. Megjithë rivendosjen e dominimit vendas në një stil gjatë sezonit të parë të Antonio Contes në krye të bluve të Londrës, vendimi u mor për të “kallajisur” një skuadër me yje të rinj. Diego Costa, Nemanja Matic dhe Nathan Ake ishin ndër interpretuesit e provuar, që do të largoheshin, ndërsa do të zëvendësoheshin me lojtarë të tillë si Tiemoue Bakayoko, Alvaro Morata, Antonio Rudiger dhe Davide Zappacosta.

Ky “refresh” nuk ka shkuar krejtësisht sipas planit, me Conten që bie nën një presion gjithnjë në rritje. Eden Hazard foli në “ESPN” për evolucionin në “Stamford Bridge”: “Ne ndryshuam disa gjëra, humbëm disa lojtarë, erdhën disa të rinj dhe çdo vit është ndryshe. Kjo është arsyeja pse ne e duam futbollin. Nëse ka vetëm një skuadër që fiton, do të ishte e mërzitshme, prandaj futbolli është i veçantë, nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë, veçanërisht në Angli”.

Mbajtja e gjërave interesante shpesh mund të konsiderohet si një gjë e mirë, por shumë tifozë të Chelsea ndoshta do të mërziteshin gjatë një periudhe tjetër paqëndrueshmërie dhe konfuzioni në skuadrën e tyre. Sezoni nuk është i humbur dhe ende mund të shërohet, nëse të gjithë fillojnë të tërheqin në të njëjtin drejtim. “Blues” mbeten brenda katër skuadrave të para të Premier League, kanë mbërritur deri në raundin e pestë të “FA Cup” dhe vijojnë të garojnë në Ligën e Kampionëve, duke u dhënë atyre shumë për të luajtur.

Menaxhimi i kësaj skeme mundet, megjithatë, të provojë ndërlikime, me Hazard duke pranuar se Chelsea e gjeti sezonin e shkuar më të lehtë, pasi nuk ishin të angazhuar në Europë. Ai shtoi: “Unë mendoj se Premier League është e vështirë. Është e vështirë për ta fituar çdo vit. Vitin e kaluar nuk kemi luajtur në Ligën e Kampionëve, këtë sezon kemi më pak kohë për të qenë gati për ndeshjet. Mos harroni se çdo javë ka tri ndeshje”.

Related posts

ZYRTARE/ Jasir Asani e mbyll me Partizanin, 26-vjeçari zbulon vendimin për të ardhmen

Delo.autor

RIKTHIMI I IBRAHIMOVIC TEK MILAN/ Shikoni mesazhin që ka Bogdani për suedezin (FOTO)

Delo.autor

Zidane: Ronaldo si Di Stefano, kualifikimi ende i hapur

Sadik.Autor

Leave a Comment