Futboll Seria A

Babai i Suso këshillon Gattuso-n: Në këtë pozicion do të shënonte 20 gola

Është kthyer te goli të dielën e kaluar kundër Udinese-s me një predhë, që është ndalur në trekëndësh. Suso ka ribërë për vetë Milan-in, që nuk mund të bëjë pa talentin e tij. Babai ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën ka thënë: “Kur ishte fëmijë shënonte 30-40 gola në sezon në Cadice, qyteti ynë. Luante bashkë me një djalosh tjetër, Jaime, që dukej shumë i fortë: ishte i fuqishëm dhe teknik. Ka humbur rrugën gjatë viteve, sot jep mësim në një shkollë”.

GOLI NDAJ UDINESE-s: “Nuk mbaj mend një gol nga ajo distancë. Në të kaluarën ka shënuar jashtë zone në Almeria-Levante, në 2013-ën, por ishte pak më afër. Ai kundër Udinese mendoj se është goli më i bukur i karrierës së tij”.

POZICIONI: “Për mua mund të shënoj 15-20 gola në atë pozicion. Kur e shikoj në qendër, si sulmues të dytë, më duket se jep më shumë asiste, por e godet më pak portën”.

FAMILJA: “Unë dhe Suso flasim shpesh për futboll me mamanë e tij. Njerëzit nuk e imagjinojnë, por ajo është tifoze po aq sa unë. Kur Jesus ishte i vogël, nuk kemi menduar kurrë se mund të bëhej kaq i fortë. Edhe pse, në fund të fundit, dukej se ishte pak i veçantë”.

Related posts

Momente paniku në Shkodër, çfarë po ndodh në ndeshjen e Vllaznisë? (FOTO)

Sadik.Autor

KUALIFIKUESET EUROPA LEAGUE/ Përballja mes Shkëndijës dhe Dudelange, kërkon fitore

Delo.autor

27 NDESHJET E FUNDIT PA HUMBJE/ Nga depresioni në iluzion, Italia me Mançinin ka ndryshuar fytyrë

Delo.autor

Leave a Comment