Bundesliga Futboll

Heynckes jep lajmin e mirë, Thiago Alcantara drejt rikthimit

Thiago Alcantara mund të kthehet përpara parashikimeve nga lëndimet e tij muskulare, sipas trajnerit të Bayern Munich, Jupp Heynckes. Mesfushori spanjoll u largua i dëmtuar nga fitorja 2-1 e Bayernit kundër Anderlechtit në Ligën e Kampionëve, në nëntor të vitit të kaluar, dhe nuk është paraqitur në fushë nga ajo kohë.

Një diagnozë e saktë e problemit të tij nuk u zbulua kurrë nga udhëheqësit e Bundesligës, por Heynckes tani shpreson se 26-vjeçari do të jetë gati të shfaqet përsëri, së shpejti, pasi ka bërë hapa të mirë në rimëkëmbjen e tij. “Duhet të presim dhe të shohim gjatë dy, tri javëve të ardhshme me Thiago, – tha Heynckes në një konferencë për media. – Por, duket mirë. Ai ka punuar dukshëm deri tani dhe tashmë mund të marrë pjesë në fillimin e seancave të trajnimit. Por, një gjë është e qartë: ai nuk do të kthehet shumë herët”. 

Transferta e së shtunës në Mainz është shumë shpejt për kthimin e Thiago, por Heynckes, gjithashtu, ka shqetësime rreth Sandro Wagner dhe David Alaba, ndërsa Arturo Vidal është definitivisht jashtë. “Vidal do ta humbasë Mainzin për shkak të gripit, – shtoi Heynckes. – Sandro Wagner ndoshta do të jetë i përfshirë”.

Related posts

REAGON PËR KRIJIMIN E SUPER LEAGUE/ Trajneri Guardiola: Ky nuk është sport, nuk ka sukses nëse…

Delo.autor

E PABESUESHME NË IRLANDËN E VERIUT/ Gjuajtje me kokë nga afër mesfushës, goli i “ÇMENDUR” bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

U SULMUA NGA TIFOZËT PAS DISFATËS NË “EL CLASICO”/ Koeman: Diçka normale, më shumë u shqetësova për…

Delo.autor

Leave a Comment