Shqipëri

“Lojërat Olimpike Dimërore 2018”, kuqezinjtë marrin flamurin nga Presidenti Meta

Lojërat Olimpike Dimërore 2018, të njohura zyrtarisht si Lojërat XXIII Olimpike Dimërore, do të zhvillohen në Pjong Çeng të Koresë së Jugut për 17 ditë, nga 9 deri më 25 shkurt 2018. Në delegacionin shqiptar do të jenë në përbërje vetëm dy sportistë, Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Sportistët tanë do të garojnë në javën e dytë të Lojërave Olimpike Dimërore, pasi disiplina e sllallomit gjigant dhe special është në fund të aktivitetit. Ekipi Olimpik Shqiptar do të jetë i pranishëm në Kore që në fillim, më 9 shkurt, për ceremoninë e hapjes së Lojërave, të flamurit dhe të parakalimit.

Ndërkohë, ditën e sotme, dy sportistët tanë kuqezinj kanë marrë në dorëzim flamurin nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në prani edhe të kreut të KOKSH-it, Viron Bezhani. Me këtë rast, kreu i shtetit, bashkë me fotot përkatëse, ka dhënë edhe këtë mesazh përmes faqes së vet zyrtare në Facebook: “Të dashur miq, kisha sot privilegjin t’i dorëzoja flamurin kombëtar Ekipit Olimpik Shqiptar, që do të na përfaqësojë në “Lojrat Olimpike Dimërore 2018”, në Korenë e Jugut. Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart në këtë aktivitet sportive”.

Related posts

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk transmetojmë ndeshjen nga stadiumi i ri sepse…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria me diferencë të madhe ndaj Bjellorusisë, ja sa është vlera e dy kombëtareve

Delo.autor

Kupa e Shqipërisë/ Gjoka: Nuk jemi mirë, ndaj Tiranës luajmë për gjithçka

Q.Autor

Leave a Comment