Boks Të tjera

Ilir Latifi fiton me “submission” duelin ndaj OSP. Tani pret sfidën për titull (VIDEO)

Sportisti shqiptar i arteve marciale Ilir Latifi, por që garon për Suedinë, mposhti me “submission” në raundin e parë rivalin e tij amerikan Ovince Saint Preux (OSP), në duelin e vlefshëm për UFC on Fox, zhvilluar në Florida. Një fitore e merituar e Latifit, 14 fitore, 5 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat, që tashmë ia afrohet një dueli për titull në peshën “light heavyweight”.

Latifi e diminoi sfidën, e cila pritej të ishte më spektakolare, por shqiptari bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke e goditur me këmbë që në start rivalin amerikan. Edhe pse OSP përpiqej të mbrohej, nuk i rezistoi dot një të majte të fuqishme të Latifit, duke u rrëzuar në tapet. Shqiptari kap nga qafa rivalin amerikan, që nuk ka më fuqi dhe dorëzohet, ndërsa Latifi nis festën, i vetëdijshëm se tashmë e pret një sfidë edhe më e madhe.

Related posts

U NDALUA NË KUFIRIN GJERMAN/ Atletja holandeze arrestohet me 50 kg drogë në makinë (FOTO)

Delo.autor

ZHGËNJEN PATRIOT BEHRAMI/ Eliminohet në çerekfinale të “Minsk 2019”

Delo.autor

E TMERRSHME/ Zbulohet plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit: I ofroi një milion euro vrasësit me pagesë për ta eliminuar e varrosur burrin

Delo.autor

Leave a Comment