Të tjera

Impiant “njëpërdorimsh”, pas përfundimit të Olimpiadës do të prishet stadiumi 35 mijë vendësh

Edhe pse Lojërat Olimpike dimërore “Pueongchang 2018” nuk kanë nisur ende dhe stadiumi ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes do të inaugurohet më 9 shkurt, fati i këtij impanti është i destinuar që tani: Ai do të prishet pak ditë pas përfundimit të këtij eventi olimpik. Madje më 18 mars do të nisë çmontimi i këtij impianti sportiv që është ndërtuar enkas për këtë Olimpiadë dhe që ka një kapacitet prej 35 mijë vendesh. Shkak i çmontimit është zona ku është ndërtuar, një zonë pak praktike dhe ku nuk zhvillohen shumë sportet dimërore si dhe kostot e mirëmbajtjes do të jenë shumë të larta.

Ndaj është vendosur që impianti të prishet pas përfundimit të Olimpiadës. Stadiumi është ndërtuar në një zonë ku dimri është shumë i ashpër dhe rrymat ajrore të ftohta që vijnë nga Siberia bëjnë që temperaturat të jenë deri në -10 gradë. Ndërkohë që impianti sportiv është i hapur dhe jo shumë i përshtatshëm për aktivitete në dimër. Madje edhe gjatë ceremonisë së hapjes, organizatorët do të shpërndajnë batanije, durashka dhe papuçe për pjesëmarrësit, pasi pritet që temperaurat të shkojnë deri në -14 gradë.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton bën surprizën, FITON në “shtëpinë” e Vettel

Sadik.Autor

VIDEO/ Ankth në lojërat Olimpike Dimërore, sportisti japonez pëson një përplasje horror

Q.Autor

MERR VENDIMIN/ Piloti shqiptar Lirim Zendeli tërhiqet nga “Formula 2”, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment