International

Infantino: Më 3 Mars vendoset për përdorimin e VAR-it në “Rusi 2018”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi se muajin e ardhshëm do të vendoset përfundimisht për përdorimin e sistemit VAR në Kupën e Botës, “Rusi 2018”. Kjo teknologji është eksperimentuar në rreth 1000 ndeshje në vende të ndryshme, duke shkaktuar polemika dhe diskutime të shumta.

“Më 3 Mars do të vendoset nëse VAR do të jetë pjesë e rregullave për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve të ndeshjeve.”

Kreu i qeverisë së futbollit botëror është pro përdorimit të telnologjisë për rastet më të diskutueshme që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes.

“Në 2018-ën nuk mund të lejojmë që të gjithë tifozët para televizorit dhe nëpërmjet celularëve të tyre ta kuptojnë nëse arbitri ka gabuar ose jo, ndërsa vetë ai që jep drejtësi në fushë të mos ta shohë.”

Infantino shtoi gjithashtu se për sa u përket organizimit dhe përgatitjeve, “Rusi 2018” do të jetë Botërori më i mirë në histori.

Related posts

(FOTO) Ja cili u shpall lojtari i ndeshjes Al Jazira – Real Madrid

Q.Autor

Maradona sërish në kaos me vajzat, refuzon ftesën e martesës së Dalmës

Q.Autor

Historia e çuditshme e debutimit prej “hirusheje” e Ronaldinho-s te Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment