Futboll La Liga

Iniesta mbron Piquen pas festimit të golit ndaj Espanyolit

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta i ka dal në ndihmë Gerard Piques, i cili e festoi golin duke u thënë tifozëve të Espanyolit që të heshtin

Gerard Pique është në luftë të hapur me tifozët e Espanyolit, të cilëve ua bëri me gisht që të heshtin, pas golit që shënoi në barazimin 1:1.

Por, sipas Andres Iniestas një gjest i tillë është edhe i pritshëm, kur dihet se është një derbi.

“Gjëra të tilla ndodhin në derbi. Nuk e di saktësisht çfarë gjesti bëri Pique, por shpresoj se gjithçka të jetë në rregull”, u shpreh Iniesta.

Në anën tjetër, trajneri i Espanyolit ka kritikuar Piquen, duke thënë se ai nuk mund të heshtë tifozët e Espanyolit.

“Pique nuk mund të heshtë tifozët, sidomos jo të tanët”, tha Quique Sanchez Flores.

Related posts

FITORJA E JUVENTUSIT ME “HAT TRICK”/ Ish-lojtari “Zikaltër”: Paralelet mes nesh dhe Zonjës së Vjetër” nuk…

Delo.autor

“BROJA TITULLAR? PËR MUA JANË TË GJITHË NJËSOJ”/ Trajneri Reja: E respektojmë Anglinë, por duam të marrim…

Delo.autor

NUK I NDAHET ZEMRA NGA ROMA/ Futbollisti i Interit ishte tifozi special i “verdhekuqve” ndaj Atalantës

Delo.autor

Leave a Comment