Futboll Seria A Sport

U LA NË STOL NË NDESHJEN KUNDËR FIORENTINAS/ Vëllai i Paulo Dybalas i dërgon një mesazh drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” (FOTO)

Gustavo, vëllai dhe menaxheri i Paulo Dybalas, i ka dërguar një  mesazh Juventusit dhe trajneri Maurizio Sarri, pasi argjentinasi u la në stol në ndeshjen e fundit të kampionit në fuqi.

Sarri e la Dybalan në stolin e rezervave në barazimin e Juventusit pa gola me Fiorentinën të shtunën.

Ishte një paraqitje e dobët nga bardhezinjtë ndaj Fiorentinës dhe si pasojë e lëshimit të dy pikëve nga ky takim, Juve e humbi vendin e parë në ligë për herë të parë pas gati dy vjetëve.

Vëllai i Dybalas, Gustavo zgjodhi Twitterin për të reaguar pas ndeshjes.

“Violina nuk mund të luajë muzikë të bukur nëse i mungon një tel”, shkroi Gustavo.

Dybala mund të luajë më shumë në ndeshjet e ardhshme pas lëndimit të Douglas Costas në këtë ndeshje.

 

Related posts

Kristal Abazaj: E pafalshme mënyra si u mundëm me Partizanin. Në sulm me Gurin? Pse jo…

Q.Autor

(FOTO LAJM)/ Neymar rikthehet në Barcelonë me modelen Noa Saez (FOTO LAJM)

Delo.autor

Injoroi dhe shau presidentin Trump, SHBA hakmerret ndaj Maradonës

Q.Autor

Leave a Comment