Futboll

Inter: Nëse kualifikohet në Champions, vijnë Vidal e De Vrij

Ndërkohë që Spalletti po punon për të nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve, në një moment kyç për kampionatin, edhe drejtuesit e tjerë të skuadrës po vijojnë të bëjnë punën e tyre. Kështu Ausilio duket se i ka gati planet e skuadrës, gjithmonë nëse zikaltrit do të kualifikohen në Champions.

Në mbrojtje pritet të vijë De Vrij, një futbollist i lirë në qershor, pasi refuzoi rinovimin me Lazion. Holandezi pritet të formojë qendrën e mbrojtjes me Skriniarin, pasi mosha e Mirandës nuk jep garanci për të luajtur titullar.

Gjithashtu pritet të paguhen edhe 35 milionë eurot për blerjen e kartonit të Cancelos, me portugezin që i ka bindur të gjithë deri tani dhe duket se është mbrojtësi që zikaltërve ju mungon prej vitesh.

Në mesin e fushës gjithashtu nuk priten shumë ndryshime, nëse do të konfirmohet Rafinha. Krahas brazilianit, pritet të afrohet edhe Vidal, i cili nuk po rinovon kontratën me Bayernin dhe mund të vijë për një çmim të pranueshëm.

Lautaro Martinez është konfirmuar për sulmin, si përforcimi më i ri, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet e pandryshuar, nëse nuk largohet ndonjë nga lojtarët aktualë.

Related posts

Shtubina pezullohet 2 ndeshje, Kukësi një takim pa tifozë

Sadik.Autor

EKUBAN mbërrin në aeroport/ Ëndrrat e FLAMURTARIT marrin përgjigjen përfundimtare

Isa.Autor

“TË GJITHË PRESIN MAKSIMUMIN NGA NE”/ Trajneri Bushi: I kemi mundësitë për t’u renditur të dytët në grup dhe…

Delo.autor

Leave a Comment