Futboll

Supersfida ndaj Partizanit/ Skënderbeu humbet Lilajn, Muzaka e Vila në dyshim

Në Korçë, vëmendja është përqendruar te sfida e së shtunës ndaj Partizanit. Ka dy ditë që në kampin bardhekuq problem më i madh është viroza që ka zënë pjesën më të madhe të skuadrës.

Me shumë mundësi, Sabjen Lilaj do të jetë mungesa më e madhe e Skënderbeut ndaj të kuqve dhe kjo mungesë vjen për arsye se mesfushori po kalon një gjendje gripale të rëndë. Lajmi është mësuar dje gjatë momentit që Skënderbeu ishte duke kryer stërvitjen e radhës dhe stafi ka deklaruar se Lilaj nuk mund t’ia dalë, pavarësisht se stafi mjekësor po bën të pamundurën për korçarin.

Mesfusha e Skënderbeut mbetet me pak futbollistë, pasi Emiljano Vila dhe Gjergji Muzaka as dje nuk ishin në stërvitje me grupin sepse edhe ata janë duke kaluar gjendje gripale, por janë përgatitur në palestër.

Sot do të shikohet me vëmendje dhe do të vendoset nëse Vila dhe Muzaka do të mund t’ia dalin për nesër, por që me shumë gjasa të paktën Muzaka edhe mund të jetë gati, ndërkohë që nuk përjashtohet mundë- sia që ta nisë edhe nga stoli.

FORMACIONI- Në një kohë kur Lilaj nuk ia del dhe Muzaka së bashku me Vilën rrezikojnë të mos jenë ndaj Partizanit, trajneri Daja do të “arnojë” me sa të mundë mesfushën. Me Jashanicën dhe Takun si mungesa të sigurta, trajneri Daja duket se do të hedhë në fushë:

Shehin në portë; në krah të mbrojtjes do të jenë Vangjeli dhe Mici, ndërsa Radas dhe Aliti në qendër; mesfusha mbetet pika më e vështirë, ku Osmani pritet të jetë parambrojtjes, Dita me shumë mundësi mund të luajë me Xhejmsin në qendër. Pozicionin e tij në të majtë të sulmit pritet që ta zërë Sahiti, djathtas Gavazaj dhe Soue në majë të sulmit.

LLAZI SARO

Related posts

COVID-19 I PRISH PUNË SULMUESIT SHQIPTAR/ Ja kur do të rikthehet tek Partizani Jasir Asani

Delo.autor

Ilir Daja shijon vetëm pikët, por jo lojën dhe ankohet për erën!

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Shikoni si dyshja Dembele-Griezmann humbin rastin e artë ndaj Valladolid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment