Futboll Seria A

Inter, Perisic: Kam luftuar si dreqi…!

Ivan Perisic nuk po përjeton një prej momenteve të tij më të mira në eksperiencën me Inter. Kroati, pas tripletës së shënuar në ndeshjen kundër Chievo Verona, më datë 3 dhjetor, duket se është shuar plotësish, dhe bashkë me atë edhe pjesa tjetër e skuadrës, e cila që prej asaj dite nuk ka regjistruar më asnjë fitore.

I ngadaltë dhe i parashikueshëm, futbollisti i përfaqësueses kroate që aktivizohet te Inter ka humbur qartësinë dhe kthjelltësinë, vrapin dhe gjakftohtësinë përpara portës në ndeshjet e fundit me Inter. Perisic po ndjek një program të personalizuar stërvitor, që ndonjëherë e detyron të stërvitet edhe në shtëpi. Kroati nuk dëshiron të dorëzohet dhe karikohet me një frazë të publikuar në llogarinë e tij në Instagram: “Kam luftuar si dreqi dhe lufta si dreqi më ka bërë ky që jam!”.

Related posts

PSE NA DUHET PORTIERI/ QENI bëhet HERO: Shikoni PRITJEN SPEKTAKOLARE që eviton GOLIN (VIDEO)

Isa.Autor

NË NJË PERIUDHË DELIKATE/ Interi buzëqesh më në fund, pranon rinovimin e kontratës ylli…

Delo.autor

Lamtumirë Monaco, Falcao në Serie A?

Sadik.Autor

Leave a Comment