Futboll Seria A Sport

“EKSIZTON NJË MUNDËSI”/ Agjenti Raiola ndez ëndrrat e tifozëve të Juventus

Mino Raiola ka folur në lidhje me transferimin e Donnarumma te PSG dhe të ardhmen e Paul Pogba në një intervistë të dhënë për RAI-n.

“Më vjen keq për mënyrën si është trajtuar Gigio. Ai ka bërë një zgjedhje jete, nuk ka patur asnjë tradhti. Mund të ishte larguar 4 vite më parë dhe nuk e ka bërë”, ka thënë super menaxheri.

“A ka qenë afër Juventus-it? Mendoj se Juventus është e penduar akoma që nuk e ka marrë. Dhe jo vetëm Juventus. Nuk ka luftë mes Gigio-s dhe Navas-it te PSG, do të luajë Gigio”.

Në lidhje me një transferim të mundshëm të Pogba tek Juventus:

“Kontrata e Pogba skadon vitin e ardhshëm. Do të flasim me Manchester dhe do të shohim. Torino i ka mbetur në zemër dhe këto gjëra janë shumë të rëndësishme për të. Ekziston mundësia q ëtë kthehet tek Juventus, por kjo varet edhe nga Juve”.

Related posts

SKPEKTAKOLARE/ “Tango” në finalen e Libertadores, sot akti i parë i Boca Juniors-River Plate

Isa.Autor

LAJM TRONDITËS NGA FRANCA/ Sulmuesi 30-vjeçar ndahet nga jeta gjatë stërvitjes, ja emri…

Delo.autor

BARCELONA “ANKOHET” KOT/ “Jashtëtokësori” është makineri parash, ja sa miliona sjell

Delo.autor

Leave a Comment