Futboll La Liga

Inter i “rrëmbeu” Atl Madrid-it talentin argjentinas, në Spanjë fajësojnë Militon

Mbrëmjen e të shtunës u vu re mungesa e Piero Ausilio në vigjilje të ndeshjes që Inter luajti me Crutone. Zakonsisht është pikërisht ai që flet përpara mediave, ndërsa mbrëmë ishte Alessandro Antonello, administratori i deleguar i zikaltërve. Duket se drejtori sportive i Inter ndodhet në Argjentinë për të mbyllur përfundimisht tratativën për transferimin në Milano të yllit argjentinas, Lautaro Martinez, që sipas të gjitha gjasave do të bashkohet me Inter në merkaton e verës.

Ishte klubi spanjoll i Atletico Madrid ai që kishte përzgjedhur fillimisht talentin e Argjentinës që luan te Racing de Avellaneda, por më pas ndërhyri Inter. Ndërkohë që në Itali, Zanetti dhe Milito, që kanë meritën e tyre në këtë tratativë konsiderohen si heronj për bindjen e lojtarit, në Spanjë, ish-bomberi zikaltër konsiderohet si fajtor për prishjen e marrëveshjes me Atletico Madrid. “Situata u përmbys dhe ky fenomen ka një fajtor, Diego Milito, mes drejtuesve të Racing që mban një marrëdhënie të mirë me ish-skuadrën e tij. Është pikërisht ai përgjegjësi për vendimin e futbollistit, sepse është një idhull për lojtarët e Racing dhe këshilla e tij ka influencuar ndjeshëm te djaloshi”, janë komentet në Spanjë.

Related posts

E PAZAKONTË/ Anglia po fitonte 3-1, ndërpritet ndeshja pas pjesës së parë. Shkak bëhet…

Delo.autor

IBRAHIMOVIC KUNDËR CR7/ Milan-Juventus, super sfida e Italisë “ndez motorët”

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Gafat e Varane ia “heqin trurin” Ramos. Fytyra e kapitenit ka tërbuar rrjetin…

Delo.autor

Leave a Comment