Futboll Seria A

Inter, Spalleti: Pritjet për ne ishin jo reale

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti insiston se pritjet për skuadrën e tij ishin jo reale, për shkak të rezultateve të mira në fillim të sezonit

Inter ka shënuar fitoren e parë në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A, duke mposhtur në San Siro skuadrën e Bolognas 2:1.

Pas ndeshjes trajneri Lucani Spalletti tha se nuk ka qenë e lehtë të dalin nga kjo situatë, por inisiston se pritjet për ta kanë qenë jo reale.

“Të dalim nga kjo situatë nuk ishte e lehtë. Ne e filluam shumë fortë sezonin me rezultate të pabesueshme, kështu që pritjet u rriten”, tha Spalletti për Mediaset Premium.

Inter pas kësaj fitoreje kthehet në vendin e tretë në tabelë më 48 pikë, dy më shumë se sa Lazio dhe katër më shumë se sa Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

MILANI “NË ZI”/ Tërhiqet nga komentet sportive “babai” i pseudonimeve të idhujve

Isa.Autor

ÇMENDURIA E PSG/ Klubi francez i ofron… milionë euro në sezon Neymarit

Isa.Autor

Portieri me 250 ndeshje futet në historinë e Tottenham…

Sadik.Autor

Leave a Comment