Futboll Shqipëri

Ja arsyet pse mund të përsëriten zgjedhjet në FSHF

Bashkim Fino në fund të Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së pohoi se nuk do të njihte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për shkak se Shoqatat e ndryshme sportive votuan, edhe pse në kundërshtim me rregullat dhe ligjet.

Por, oponenti i Dukës duket se ka të drejtë. Duke shtuar faktin se problemi vijon të mbetet i njëjtë, shoqatat. Sipas një lajmi të publikuar nga Report TV, thuhet se nëse një shoqatë e vetme nuk është regjistruar në gjykatë, atëherë është pa të drejtë vote e kështu zgjedhjet shpallen të jashtëligjshme. Kjo detyron FSHF-në që të organizojë një tjetër Asamble Zgjedhore të Jashtëzakonshme.

Sipas Report TV thuhet se janë regjistruar 5 nga 8 shoqatat që votuan më 7 shkurt. Ndërsa shoqatat rajonale të Korçës dhe Shkodrës nuk janë regjistruar pasi kanë pasur mangësi në dokumentacion. Ndërsa shoqata e Gjirokastrës nuk është regjistruar. Kjo do të thotë se edhe po të mos llogariten shoqatat e tjera që kanë pasur probleme, mjafton kjo e fundit që zgjedhjet në FSHF të përsëriten.

 Fjala e fundit i takon Prokurorisë dhe Gjykatës, të cilat duhet të japin vendimin final në lidhje me shoqatat e denoncuara nga klubi i Flamurtarit. Nëse një shoqatë shpallet e paligjshme, atëherë zgjedhjet e datës 7 shkurt shpallen të pavlefshme.

Related posts

Fazio i “rebeluar” dhe i  “çmendur”: Ja kush na eliminoi

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ E pabesueshme çfarë bën sulmuesi i Bayern, humbet rastin me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Lucas Moura te Tottenham, PSG fiton 28 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment