Bundesliga Futboll Sport

BAYERNI NË KRIZË REZULTATESH/ Ana dhe Robert Levandovski festojnë me…

Ndërkohë që skuadra e Bajernit ka planifikuar të shkojë te festa e birrës më datë 7 tetor, Robert Levandovski nuk ka duruar dhe ka zgjedhur të shkojë më herët së bashku me gruan e tij, Ana Levandovski, e cila është shfaqur shumë e lumtur në praninë e bomberit të Bajernit.

Ana nuk ngurroi të postonte edhe disa fotografi në llogarinë e saj dhe të bashkëshortit të tij. Të dy të veshur me kostumet tradicionale të festës së birrës kanë kaluar një mesditë larg punës së tyre të ngarkuar. Në fakt, një pushim që për sulmuesin bavarez vjen në një moment jo të mirë për skuadrën e tij, e cila pësoi humbjen e parë në këtë sezon. E gjithë java ka qenë disi jo e qetë në klubin gjerman, duke filluar që me ndeshjen ndaj Augsburgut ditën e martë, ku kampionët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi.

Trajneri Niko Kovaç i pyetur shumë herë në konferencat e shtypit për vajtjen në festën e birrës është përgjigjur që dita do të vijë, por tani nuk ka qenë momenti i duhur për të festuar. Kroati kishte paralajmëruar për një javë të ngarkuar dhe në fakt ashtu rezultoi për skuadrën e tij. Bajerni ngeci dy herë ndaj dy kundërshtareve modeste si Augsburgu dhe Herta e Berlinit. Tani ndeshja e Ajaksit është ajo që mund t’u japë një “leje” kalimi lojtarëve për të shijuar një vizitë në festën e qytetit që mbaron në javën e dytë të tetorit, atëherë kur do të jetë edhe pushimi për ndeshjet kombëtare.

Related posts

MBYLL SEZONIN NË TURQI/ Muriqi shënon gol dhe tregon se është në super formë (VIDEO)

Delo.autor

Dejvi Bregu: E kam filluar nga zero, marrëdhënien me golin e kam të mirë

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares në formë të shkëlqyer, vulos fitoren me Konkordian

Delo.autor

Leave a Comment