Bundesliga Champions League Futboll

Jupp Heynckes : PSG luajti më mirë se Reali, Ronaldo shënoi me fat

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka thënë se Paris Saint-Germain luajti më mirë se Real Madridi, por mungesa e përvojës në Ligë të Kampionëve i kushtoi me humbje.

Dy gola nga Cristiano Ronaldo dhe një nga Marceldo e ndihmuan Real Madridin të shënoi fitore me rezultat bindes 3-1 kundër PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

I pyetur sot në një konferencë për media nëse ajo ndeshje dëshmoi se Ronaldo është superior ndaj yllit të PSG-së, Neymarit, Heynckes u përgjigj: “Mendoj se kjo është paksa sipërfaqësore. Është interesante t’i dëgjosh ekspertët në TV duke i analizuar ndeshjet, ata zakonisht flasin vetëm për fituesin”.

“Unë mendoj ndryshe. Mendoj se Parisi luajti shumë mirë për 83 minuta. Mendoj se patën një plan shumë të mirë taktik dhe ishin skuadër më e mirë”, shtoi ai.

Ai i vlerësoi se goli i dytë i Ronaldos ishte me fat.

“Natyrisht, Ronaldo ka aftësitë të jashtëzakonshme, por nganjëherë ai është me fat dhe shënon me gju apo bel”, shtoi ai.

Related posts

Crotone shënon gol dhe barazon shifrat ndaj Lazios (VIDEO)

Sadik.Autor

I BASHKOHET “PLESHTIT” KUNDËR ABIDAL/ Jordi Alba: Mos ta gjuajmë veten me m*t!

Delo.autor

ANALIZA/ Zero duele të fituara, Juventus është ende në kërkim të një lideri në mesfushë

Delo.autor

Leave a Comment