Futboll La Liga

16 vjet nga magji nga Leo Messi me Barcelonën

Dje, më 15 shkurt, ishte 16-vjetori i regjistrimit të parë zyrtar të yllit argjentinas, Leo Messi, si lojtar i Barcelonës. Një datë e shënuar, që do të shënjojë historinë e klubit azulgrana. Nga fillimet e tij, “rosarino” shkëlqeu në kategoritë më të ulëta deri në arritjen e ekipit të parë të Barcelonës, ku, deri në 31 vjeç, tashmë, është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Një kopje e regjistrimit të parë të “10” së Barçës, pasardhës i Ronaldinho “Gaúcho”, i bërë gjatë sezonit 2001-2002 në Federatën Katalanase të Futbollit, është kthyer në virale gjatë orëve të fundit përmes rrjeteve sociale. Në të duket një foto e Messit të ri, i cili duket serioz para aparatit fotografik, ndërsa pranë imazhit ka disa informacione personale dhe nënshkrimin e tij. Gjatë qëndrimit në “La Masia”, nga Infantil B te Barça B, Leo Messi arriti të nënshkruajë deri në 105 gola në 107 ndeshjet që luajti.

View image on Twitter

Tashmë, në ekipin e parë, me të cilin debutoi nën komandën e Frank Rijkaard në vitin 2004, ka luajtur një rol të madh në fitimin e katër titujve të Ligës së Kampionëve, pesë Kupave të Mbretit, tetë tituj kampioni në La Liga dhe shtatë Superkupa. Në nivelin individual, argjentinasi ka fituar pesë herë “Topin e Artë” dhe katër herë “Këpucën e Artë”. Aktualisht, Messi udhëheq Barcelonën që aspiron t’i fitojë të gjitha garat. Tashmë, i kualifikuar për në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të matet me Sevilla, lider i La Liga-s dhe pjesë e 1/8 finale të Champions-it, Leo Messi vijon të qëndrojë në majë të futbollit botëror. Legjenda e Argjentinës vazhdon mbretërimin edhe 16 vjet pas federimit me klubin katalanas.

Related posts

TEUTA GATI PËR EUROPËN/ Shkëmbi mbyll merkaton dhe mendon për…

Delo.autor

ÇFARË NDODH TEK TIRANA? Halili “kriset” me Shehin, në Durrës kulmi mes palëve

F.autor

“KAM FJETUR ME NËNËN TIME DERI NË MOSHËN 17 VJEÇ”/ Ish-mbrojtësi i Real Madrid: Ja çfarë më tha babai kur rruajta kokën

Delo.autor

Leave a Comment