Champions League UEFA

Juventus-Tottenham, në “Allianza Stadium” sfidohen dy pretendente

Juventus dhe Tottenham do të sfidohen në “Allianza Stadium” në atë që pritet të jetë një nga përballjet më të forta të 1/8-ve të Champions League të martën në mbrëmje. Anglezët janë kualifikuar si të parët e grupit të tyre, duke lënë mbrapa kampionët në fuqi të Real Madrid, dhe do të bëjnë vizitën e tyre të parë në Torino. Juventus është kualifikuar si e dyta e Grupit D dhe paraqitjet e bardhezinjve nuk kanë qenë shumë bindëse. Ka kaluar shumë kohë qëkur këto dy skuadra kanë provuar shijen e suksesit në Europë, me Tottenham që ka fituar ish-Kupën UEFA në 1984-ën kundër Anderlecht, ndërsa Juventus ka triumfuar në Champions League, në 1996-ën.

Ndërkohë ecuria e Tottenham kundër skuadrave italiane është e respektueshme, por jo e mirë. Ata kanë humbur vetëm 3 nga 15 ndeshjet e luajtura kundër ekipeve italiane. Juventus, nga ana tjetër, ka marrë 18 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje në ndeshjet e luajtura kundër skuadrave angleze. Lojtarët që duhen mbajtur nën vëzhgim janë Gonzalo Higuain dhe Harry Kane, me këtë të fundit që është golashënuesi i dytë më i mirë i Champions League: 6 gola. Ndërkohë, sulmuesi i dytë i “Spurs”, Fernando Llorente, shpreson që të luajë disa minuta kundër ish-klubit të tij.

“Juventus është një klub i veçantë sepse është si një familje e madhe”, ka thënë spanjolli. Për sa i takon statistikave, Juventus është e pamposhtur në 19 nga 21 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Champions, ndërsa Tottenham ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni. Në 7 nga 8 takimet e fundit që Tottenham ka luajtur në Champions League, janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje, ndërsa janë realizuar më pak se 2.5 gola për ndeshje në 3 takimet e fundit të Juventus në Champions League.

Related posts

Barcelona është eliminuar, por Coutinho akoma mund të marrë një medalje në Champions League

Sadik.Autor

Ja si do të ishte Champions, nëse llogariten vetëm golat e sulmuesve

Sadik.Autor

BARCELONA-INTER/ Ja çfarë ndodh me Messin… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment