Champions League Futboll Sport UEFA

KOMENT/ “Grinta” e Liverpoolit apo “eksperienca” e Real Madridit…Ronaldo apo Salah

Edhe 28 orë na ndajnë nga kryesfida e futbollit europian në nivel klubesh. Një përballje spektakolare dhe me shumë emocione pritet të rezultoi dueli mes Real Madridit dhe Liverpoolit. Madrilenët vijnë në këtë sfidë me petkun e kampionit dhe do të mundohet të shkruajnë me “gërma të arta” një rekord të ri sa i takon futbollit modern në europe ku në vetëm 5 vite e fundit do mund të fitonin 4 trofe me “veshë të mëdhenj”.

Nga ana tjeter ndodhet Liverpooli i Jurgen Klopp i cili edhe pse nuk niset favorit disponon në vetevete një fakt shumë interesant në përballjet me Realin. “Të kuqtë” jane ekipi i fundit të cilët kanë arritur të fitojë një finale kundër spanjollëve në vitin 1981. Jurgen Klop në të shkuarën ka ditur të eliminoi galaktikët kur ishte në kryë të Borusia Dortmundit. Nga ana tjeter rekordmenët spanjoll me Zidane në krye nuk kanë humbur asnjë finale madje kanë fituar 2 vite rrjeshtë trofeun Uefa Champions League.

12 herë kampionët e europës kanë në organikën e tyre futbollistët më të mirë në planet që duke luajtur shumë vite me njëri-tjetrin kanë arritur të jenë vrasës për çdo kundërshtar. E megjithatë Muhamed Salah ka shnsin të tregoj se është një futbollit që pse jo mund të sundoj botën e futbollit. Ndaj grinta dhe karikimi i anglezëve mbetet një kërcënim konstant i cili do të ndeshet me eksperincëm dhe pragmatizmin e madrilenëve.

Ndaj kryeqyteti i Ukrahinës pas 28 orëve do të dëshmojë se cili do të kurorzohet, Salah apo Ronaldo, Reali apo Liverpool …Zidane apo Klopp…

Përgatiti: AlpetNews.al

Related posts

“HACKERI QË TRONDITI THEMELET” E FUTBOLLIT/ Hungaria do ekstradojë Rui Pinto, ja masat ekstreme

Delo.autor

HARRONI RONALDON/ GOLIN E VITIT e shënon “PLAKUSHI” i JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Ja renditja e trajnerëve më të paguar në Serinë A, Gattuso është…

Delo.autor

Leave a Comment